Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për Tirana sot ka nevojë për një kryetar.
Ministrja Spiropali u shpreh se njerëzisht dhe politikisht i vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Erion Veliaj.
“Nuk mund të them që nuk me vjen keq. Përkundrazi, njerëzisht dhe politikisht me vjen shumë keq për Erionin duke folur në të gjitha pikëpamjet dhe nuk kam asnjë drojë ta shpreh këtë. Ajo që mund të them është që shtatë muaj sot, ne nuk kemi asnjë kryetar në zyrë asnjë kryetar të dënuar. Dhe kemi dyshime shumë serioze për një proces ligjor që lë vend për shumë hije dhe një gjyq publik, mediatik, popullor që nuk i shkon një vendi që duhet të respektojë standardet e një procesi ligjor. Unë besoj se mbi të gjitha përveç emrave të përveçëm duhet të jemi të qartë që përveç mbështetjes pa kushte që i kemi dhënë sistemit të ri të drejtësi, që ky sistem do luftojë në të gjitha nivelet. Por duhet të kemi edhe respektimin e të drejtave të njeriut…Sfida e radhës e institucioneve të drejtësisë është që i respektojnë të drejtat e njeriut. Ajo që është e qartë, Tirana sot është pa ‘kokën e saj’ dhe që këtu ka nevojë për një ndërhyrje kjo është e padiskutuar. Dhe besoj kjo e ka shtyrë kryeministrin ta kërkojë ketë zgjidhje, pa cënuar procesin e rregullt dhe institucionet…”, tha ajo.