Autoritetet izraelite kanë arrestuar një shtetas amerikano-izraelit, nën dyshimin se ka spiunuar për Iranin.

Sipas Shin Bet dhe Policisë Kombëtare, ai ka shpërndarë informacione mbi figura publike izraelite dhe ka dërguar video e foto të vendeve strategjike të ndryshme në Izrael tek iranianët.

49-vjeçari kishte jetuar në Marok dhe në vitin 2017 kontaktoi ambasadën iraniane atje, duke kërkuar azil për veten dhe familjen, por nuk mori përgjigje.

Në vitin 2023, filloi të postonte në rrjete sociale materiale kundër Izraelit dhe sionizmit. Në janar të këtij viti, publikoi një artikull që sipas autoriteteve përkrahte Hezbollah, pas vrasjes së liderit të grupit, Hassan Nasrallah, nga ushtria izraelite.

Pas këtyre burimeve, agjentë iranianë e kontaktuan dhe ai pranoi të bashkëpunonte me ta. Meqë nuk arriti të rekrutojë persona në Izrael, Perl udhëtoi vetë atje në korrik dhe filloi të mbledhë informacione sipas udhëzimeve të iranianëve. Mes figurave për të cilat ai ka dhënë të dhëna përfshihen ish-shefi i shtabit të IDF Herzi Halevi dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir.

Për aktivitetin e tij, ai është shpërblyer me kriptovalutë, dhe autoritetet thonë se motivi i tij ishte ideologjik dhe kundërshtim ndaj sionizmit.

Departamenti i Shtetit Amerikan tha se siguria e shtetasve amerikanë është prioritet i lartë dhe se po ofrojnë asistencë konsullore, por nuk dhanë më shumë detaje për shkak të privatësisë.

Që nga 7 tetori kur filluan sulmet e para në Gaza, policia izraelite ka hetuar mbi 25 raste të spiunazhit të lidhur me Iranin, dhe ka kryer përafërsisht 46 arrestime.