Është shtyrë seanca gjyqësore për dosjen e sterilizimit, për pjesën e të pandehurve që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e disa avokatëve mbrojtës për arsye shëndetësore.
Kujtojmë se për këtë çështje SPAK ka shpallur pretencën, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, duke u veçuar çështja ndaj tij.