Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar mbi sulmin me dronë rus në qiellin e Kievit në orët e para të ditës së diel duke shkaktuar 3 viktima dhe 18 të plagosur, përfshi dhe zjarrin mbi godinën qeveritare.

Zelensky thotë se sulmet e reja ruse ndaj qyteteve ukrainase janë një krim i qëllimshëm dhe përpjekje për të zgjatur luftën.

“Këto vrasje tani, kur diplomacia e vërtetë mund të kishte filluar shumë kohë më parë, janë një krim i qëllimshëm dhe një zgjatje e luftës”, shkroi Zelensky, duke shtuar se po forcojnë mbrojtjen ajrore.

“Në fund të fundit, çdo sistem shtesë ka shpëtuar civilët nga këto sulme frikacake. Bota mund t’i detyrojë kriminelët e Kremlinit të ndalojnë së vrari; vullneti politik është e gjitha që duhet. Faleminderit të gjithëve që po na ndihmojnë”, shtoi ai.