Trajneri Sylvinho tha se sfida me Letoninë është kyçe për të ardhmen e kësaj fushate kualifikuese. Sa i përket formacionit, braziliani shtoi se do ketë ndryshime nga fitorja 0-1 në miqësoren kundër Gjibraltarit tre ditë më parë.

“Ndryshimet nga fitorja në miqësoren kundër Gjibraltarit dhe a keni presion në ekip?

Djema, të luash për të shkuar në Kupën e Botës është e vështirë. Nesër do jetë një ndeshje kyçe. Dy ditë më parë pamë Letoni – Serbi me rezultat të ngushtë. Të fitosh si Spanja me 6 gola nuk është e lehtë, nuk ndodh shpesh. Ekipet janë në të njëjtin nivel. Letonia është fizik, i organizuar. Janë të mirë në goditjet standarde dhe nuk doëzohen.

Me Gjibraltarin ishte ndryshe. Medon Berisha kishte gjashtë muaj me ne dhe nuk kishte luajtur. Kemi emra të rinj dhe t’u kërkojë atyre në miqësore më shumë gola nuk është e drejtë. Nesër do jetë ndryshe.

Formacioni për nesër?

Nuk e kam vendosur, por nesër do kemi ndryshime. Kam edhe një stërvitje me ekipin.

Jeni të vetëdijshëm se nesër jemi “të dënuar” për fitore?

Po, rëndësi ka që e kemi fatin në dorën tonë. Është shumë e rëndësishme për në që të fitojmë ndeshjen, ndeshja është kyçe.

Duket se në Kombëtare mungon entuziazmi? Minutat për lojtarët në klubet e tyre…

Kemi një moment të mirë në Kombëtare sepse kemi vetë çdo gjë në dorën tonë. Në futboll ka disa rezultate, por kemi fatet në duart tona. Më shumë se për minutat shqetësohem për ata që ndërrojnë ekip ose trajner, sepse kanë strategji ndryshe. Nuk jemi ne në atë nivel që mund të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta për t’i marrë.

Kemi një plan B për tri pikë me Letoninë?

Pas Gjibraltarit nuk thashë që kisha katër lojtarë që ishin në fushë për herë të parë, apo që nuk më pëlqeu performanca. Pashë te ta gjëra të mira dhe jo aq të mira. Kur debutova me Brazilin kisha shumë emocione, nuk fjeta. Nuk doja t’i vendosja nën presion. Na duhet durim, gjëra të mira do vijnë. Po marrim lojtarë të mirë. Më thoni nëse një lojtar shqiptar ka shënuar tre gola në një ndeshje. Nesër kam besim te lojtarët.

Sulmi reparti më pak i stabilizuar. Broja në 100 përqind? Asani e ka rifituar vendin në sulm?

Kur sheh ekipin në dy vite e gjysmë, ekipi ka ndryshuar. Kemi emra të rinj dhe nëse janë në kushte të mira i kemi. Të dy janë në gjendje të mirë. Asani ka më shumë kohë me ne dhe ka shënuar më shumë. Të dy kanë besimin tonë si staf. Nuk e them dot se kush luan nesër, mund të jenë të dy, ose vetëm njëri.

Nga Anglia te Gjibraltari, a është ekipi në gjendje për Kupën e Botës 2026?

Ndaj Anglisë bëmë performancë të mirë, por nuk është e lehtë në Ëembley. Me Serbinë na mungoi rezultati. Në Letoni kemi bërë shumë gabime në 30 minutat e para dhe kur do të shkosh në Kupën e Botës këto gabime kushtojnë.

Nesër një finale për Kupën e Botës, a mund të jetë kjo një finale edhe për rrugëtimin tuaj si trajner i Shqipërisë?

Dua të përgjigjem për pyetjen e parë, jo për vazhdimin. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, kjo është kyçe për Kupën e Botës. Futbolli është i vështirë, të gjithë duhet të përgatitemi si ekip, ne kemi një. Kjo ndeshje ka presion.