Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se është e paligjshme që të mbivendoset puna e komisioneve parlamentare.

Në fjalën e saj në Parlament, Tabaku tha se Komisioni Parlamentar për Nismat e Qytetarëve dublon punën e komisioneve të tjera.

“Patëm një diskutim përsa i përket kalendarit. Çështja e parë lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura. Për 2 muaj kohë nuk e di se çfarë objektivash do t’i vëmë këtyre institucioneve.

E pakonceptueshme që të kemi një komision parlamentar për nismat e qytetarëve që do dublojnë punën e komisioneve të tjera.

Çdo institucion ka një komision përgjegjës. Ajo që po bëni me komisionin e ri që keni krijuar, nuk është kjo.

Në konferencën e kryetarëve diskutuam edhe për ndarjen e përgjegjësive. Instituti për Krimet e Komunizmit i takon që të raportojnë në komisionin e informimit dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Tabaku.