Një telenovelë e re në showbizin shqiptar! Pas dasmës luksoze në Itali të djalit të Jozefina Topallit, Genarit, me modelen Cindy Marina, një koment i shkujdesur i ish-partneres së tij, moderatores Eva Murati duket se ka ndezur rrjetin. Në një koment në Tiktok, Eva i përgjigjej një ndjekëseje, se nuk ishte aspak xheloze për një dasmë që mund të ishte bërë me para publike të vjedhura, ndërsa pretendonte në fakt që pas adresës fshihej vetë Cindy Marina. Pasi komenti i saj mori ‘dhenë’, pasi padyshim përbën interes, sa kohë që lidhja mes Muratit dhe Topallit ka qenë publike, vetë moderatorja është shprehur se ka rënë në kurthin e mediave.
Në një mesazh për gazetarin Ronaldo Sharka, Eva ka shkruar: “Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.
Genari dhe Eva kanë pasur një lidhje publike disa vite më parë, ndërsa tashmë djali i politikanes së njohur shqiptare i dha fund beqarisë me partneren e tij Cindy Marina. Dasma e tyre ka qenë një prej më të komentuarave në javën e fundit, edhe për shkak të luksit dhe vendit të zgjedhur, si dhe ceremonisë së mbajtur në Vatikan.