Nga Edvin Kulluri
Samiti që u mbajt në datat 31gusht dhe 1 shtator në Pekin me pjesesëmarrjen e Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut, Indisë e disa vëndeve të “jugut global”, ka ngjallur pasiguri dhe frikë në disa qarqe mediatike e politike në perëndim. Në mes të tentativave për negociata paqeje mes SHBA, BE, Ukrainës e Rusisë, takimi i Pekinit nuk është asgjë më shumë sesa një episod i përpjekjes së njohur pothuaj 4 vjecare të Kinës, Rusisë, Iranit e Koresë së Veriut për një rend të ri botëror multipolar. Në mes dy blloqeve, atij perëndimor demokratik të udhëhequr nga SHBA e atij Euro-Aziatik të udhëhequr nga Kina e Rusia, janë vendosur dhe disa shtete si India, Afrika e Jugut etj., të cilët po kerkojnë edhe ata një vend në tryezën e madhe të “botës së re”. Ky bllok i quajtur “jugu global”, që ishtë bashkuar BRICS në fakt nuk është rreshtuar as me njërën apo tjetrën palë, por kërkojnë një rol në skenën e madhe, duke nisur që nga Këshilli i Sigurimit në OKB e deri në një G-20 të mundshme që do zëvendësonte G-7, megjithëse G-7 është vecse një organizim informal. Këto vënde nuk janë linjëzuar me asnjërën palë, por ndërkohë po shfrytëzojnë rivalitetin mes dy palëve për zënë vëndin e tyre. Por natyrisht që tensioni mes perëndimit dhe lindjes përfaqësohet nga dy blloqet kryesore e jo nga jugu global. E në këtë konjukturë rivaliteti thuajse antagonist, megjithëse ende në nivel retorike apo konfliktesh rajonale, është e qartë se tektonika botërore ka pësuar disa lëkundje. Dhe zyrtarisht ky rivalitet ka nisur që me deklaratën e përbashkët mes Xi-Ping dhe Putin, vetëm 3 javë para nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në 2022. Pra samiti i Pekinit përbën një episod, ndërkohë që shfaqjet dramatike të vërteta janë luftrat në zhvillim në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Ajo që ka ringjallur tensionet në nivel global mes fuqive është bindja që ka krijuar kryesisht Kina se është rritur nga fuqi rajonale në një fuqi globale. Të paktën në letër. Ndërsa Rusia po ashtu po vetësugjestionohet si të jetë ringjallur ish Bashkimi Sovjetik, ndërkohë që nga gjysma e Evropës që kishte nën influencën e vet e ish republikat e Azisë Qëndrore që i përfshiu në BS gjatë Luftës së Ftohtë, tashmë ka 3 vjet që ka pushtuar vetëm 20% të territorit të Ukrainës me një kosto shumë të lartë njrezore, ushtarake e ekonomike. Aq sa ju deshën ushtarët e Kim Jongut “të marrë borxh” për të avancuar dicka në linjën e luftimit. Për këtë ndihmë, Putini i falenderoi publikisht koreano-veriorët për heroizmin e treguar në betejat në prapavijë e frontit të luftës, në disa fshatra të Rusisë jugore, të pushtuara nga ushtria ukrainase! Cfarë arritjeje!!! Por historia nuk mbaron këtu. Vecse fillon. Pasi një gjë është të shohësh videot e paradës së ushtrisë kineze, e tjetër gjë të marrësh seriozisht ndryshimin e rendit botëror unilateral sipas Kinës e Rusisë! E kjo kërkon një analizë e jo parrulla apo parada!
Së pari duhet thënë se rendi botëror nuk ndryshohet më deklarata, parada apo konflikte lokale si ai në Ukrainë dhe Izrael. Por me forcë në nivel global! Pra me luftë në shkallë të gjërë. Një përplasje ushtarake e drejtëpërdrejtë mes vetë fuqive. Por a kanë boshti Kinë-Rusi fuqi për të hyrë në konflikt të armatosur me SHBA dhe aleatët e tyre nëpër botë me qëllimin e shpallur të ndryshimit të arkitekturës ndërkombëtare? Dhe mbi të gjitha, sa shanse kanë ta fitojnë një luftë të tillë konvencionale nëse SHBA dhe aleatët e tyre nuk dëgjojnë kërkesat e përsëritura të boshtit sfidues? Të dhënat që këmi për aq sa vlejnë, na cojnë drejt përgjigjes thuajse të sigurtë që: JO! Biles jemi shumë larg pritshmërive të Kinës e Rusisë.
Së pari vetëm SHBA pa llogaritur aleatët e tyre, janë të afta të fitojnë cdo konflikt të madh për të paktën 5 dekadat e ardhshme në cdo cep të rruzullit. Mjafton të shihet numri i bazave ushtarake amerikane nga Japonia e Korea e Jugut, apo Paqësori e deri në Lindjen e Mesme, Evropë e Afrikë. Sa për kontinentet amerikane nuk ka nevojë për koment! E natyrisht që aspektet e levizshmërisë së ushtrisë amerikanë ne mjete e njerëz si të forcave tokësore, detare e atyre ajrore apo dhe kapacitetet goditëse nga ajri në distanca shumë të mëdha, janë avantazhe të dukshme dhe të provuara. SHBA mund të spostojnë në pak ditë mijëra avionë bombardues sulmues, stealth e shumërolësh në cdo cep të botës përmes 11 aeroplanmbajtësve aktive që disponojnë. Ndërsa rivalët e tyre akoma ëndërrojnë të kenë aeroplambajtësen e tretë, c’ka e limiton shumë fuqinë e tyre goditëse përtej zonës së tyre të influencës! Rasti më i freskët ishte goditja e bunkerëve në Iran, ku forca ajrore amerikane përmbushi një mision të suksesshëm bombardimi në një distancë prej afërsisht 10 mijë kilometrash. Por SHBA, kanë edhe shumë vantazhe të tjera si teknologjike e po aq industriale. Mjafton të shihet se sa shpenzojnë për Kërkimin Shkencor për të kuptuar se SHBA janë disa hapa para të tjerëve. Pa llogaritur bashkëpunimin civilo-ushtarak e sistemet e komunikimit satelitor në të cilat SHBA janë leader absolut. Të gjitha këto kapacitete e të tjera janë produkt i një buxheti ushtarak thuajse 3 herë më të madh të SHBA kundrejt atij të Kinës e Rusisë së bashku. Dhe e fundit por jo nga rëndësia, pozicioni gjeostrategjik që e bën thuajse të papushtueshme fuqinë më të madhe në botë. Ndërkohë që dobësite gjeografike të Kinës e Rusisë janë të njohura prej shekujsh.
Kina dhe Rusia janë njohura me keto avntazhe të SHBA-ve. Faktet tregojnë pikërisht këtë, që ato nuk kanë treguar në këto vite se janë të afta të kryejnë operacione ushtarake përtej zonave që vërtiten rreth kufijve të tyre. Kina jo e jo, por as Rusia që gjithësesi ka një traditë të gjatë lufte dhe një trashegimi të ndërhyrjeve ushtarake që nga Lufta e Ftohtë si në Hungari e Afganistan. Kur tentuan të kërcënonin SHBA përmes raketave balistike në Kubë në Krizën e Gjirit të Derrave, Hrushovi dështoi me sukses! Rusët në 15 vitet e fundit kryesisht kanë ndërhyrë përmes grupit Ëagner duke ndihmuar disa qeveri anti-perëndimore në Lindjen e Mesme e Afrikë në konfliktet e tyre të brendshme. Por kjo është shumë pak për ta konsideruar veten rival të SHBA në rang global. Një gjë është të mbash Asadin në pushtet e tjetër gjë të pushtosh një aleat të SHBA. Shkërmoqja e përpjekjes së Iranit dhe proxy-ve të vet për të goditur Izraelin që nga 7 tetori i 2023, tregon qartë se tentativa për të dobësuar SHBA dhe aleatët e tyre u shkrumbua plotësisht. Ajo cfarë ka mbetur është rezistenca e Hamasit dhe Houthi në Yemen, c’ka nuk përfaësojnë më një rrezik iminent për ekzistencën e Izraelit.
E për ti vënë kapak këtij diskutimi duhet të marrim parasysh dhe indekset ekonomike të dy blloqeve. Vetëm SHBA e BE e kanë Prodhim Kombëtar Bruto në 2024 rreth 48 trilionë dollarë, krahasuar me rreth 22 trilionë të Kinës e Rusisë të marra së bashku. E këtu nuk po fusim ekonomitë e vendeve aleate nga Kanadaja deri në Zelandën e Re, Japonia apo Izraeli që do e bënin diferencën akoma më të thellë, në pothuaj 1:2.5. Dhe mos harrojmë se aleatë rreth e përqark Kinës e Rusisë, SHBA kanë e gjejnë me bollëk për sa kohë shumë vënde ndihen të rrezikuar nga ambiciet ekspansioniste të dy vendeve autokratike.
Ndaj për të gjitha këto arsye, shanset që parada ushtarake në Pekin që u abandonua nga gjysma e të ftuarve, të shndërrohet në kërcënim real përtej videove në Youtube e Tik-Tok, janë thuajse zero. Por ka dicka që në thelb mund të merret parasysh në muajt e vitet ne vijim. Kina e Rusia nuk janë ato të 20 apo 30 viteve më parë. Ato kanë përjetuar një farë rritjeje ekonomike e kapacitetesh ushtarake që për pasojë u ka rritur edhe ambiciet në nivel rajonal. Por kalimi nga fuqi rajonale në palë të barabarta globale që kërkojnë multipolaritet, përfaqëson një hendek shumë të madh. Ndaj paniku virtual që vjen si pasojë kryesisht e propagandës, që autokratcitë e përdorin mjeshtërisht, mbetet kryesisht virtual. E për këtë arsye mesazhi ironik drejtuar Xi-Ping në rrjetin Truth Social i Presidentit Trump, “të fala Kim Jongut e Vladimit Putinit”, është pasqyra më e mirë e raportit real të forcave. Në këto kushte është mirë që Xi-Ping dhe partnerët e tij ta kujtojnë shprehjen e shokut Mao “imperialistët janë tigër prej letre”, duke ju drejtuar vetes pikësëpari. A e bëjnë dot këtë autokratët, prat ë reflektojnë? Tradicionalisht jo pasi vendimet në autokraci merren të papjekura për shka të diktatit të udhëheqësit e jo konsultimit demokratik. Por kinezët janë të ndryshëm, janë atipikë. Pragmatistë dhe mbi të gjitha nuk kanë përfaqsuar as në kohët e shkëlqimit të perandorisë së tyre një perandori ekspansioniste. Ndaj të shohim se cdo ndodhë. Por një gjë është e sigurtë. Lufta fitohet me fuqi e jo me propagandë! Kështu që për sa kohë studiot televizive duhet të plotësojnë oraret e stërgjatura të transmetimit e duhen paguar shumë njerez për analiza të sigurisë ndërkombëtare, le të themi se ekziston një kërcënim retorik për konflikt botëror. Por vetëm kaq ama!