Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi ditën e djeshme në Astir, ka ofenduar dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

“Blutë” bëjnë me dije se në momentin që goditi efektivin e policisë, 45-vjeçari ishte duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin S. Q., 45 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin dyshohet në gjendje të dehur, në Astir, ka ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë, për shkak të detyrës;”, thuhet në njoftimin e policisë.