Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e djeshme pasi teksa po drejtonte një automjet, pa leje, ka përplasur skuterin elektrik në të cilën po lëviznin dy të mitur 13 vjeç e 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“-O. Gj., 18 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte pa leje, ka përplasur skuterin elektrik në të cilën po lëviznin dy të mitur 13 vjeç e 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”,- njofton policia.