Fabian Topollari, këshilltari i djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës, e cilësoi një luftë brenda llojit mënyrën e zgjedhur për ta shkarkuar Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut.
Sipas Topollari, aktualisht Veliaj është i pafajshëm, është në gjykim, nuk mund të shkarkohet dhe vendimi për ta shkarkuar është me qëllim zëvendësimin me një tjetër.
“Kjo që po ndodh nuk është një betejë politikë, por një luftë brenda llojit se procedura që keni zgjedhur për të shkarkuar Veliajn është në kundërshtim më Kushtetutën. Kryetari i Bashkisë shkarkohet vetëm nga Këshill i Ministrave dhe vetëm kur është gjetur në shkelje të ligjit. ju po e shkarkoni se ka munguar 3 muaj në detyrë. Fakti që keni zgjedhur një mënyrë të gabuar për ta shkarkuar duket se po eliminoni një kundërshtar politik. Sot ai është i pafajshëm dhe nuk mund të shkarkohet derisa po gjykohet, bëhet për të larë hesapet brenda llojit”, tha Topollari.