Skandali i Kristin Cabot, 52 vjeçe, ka marrë një kthesë të re. Gruaja që u bë virale pasi u kap duke u përkëdhelur me shefin e saj në koncertin e Coldplay, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, më pak se një muaj pas videos që bëri bujë në mbarë botën.

Çifti kishte blerë vetëm pesë muaj më parë një vilë luksoze prej 2.2 milionë dollarësh, por tashmë martesa e tyre ka marrë fund. “Karma,” – është fjala që përsëritet më shpesh nga të njohurit e tyre.

Madje, edhe ish-bashkëshortja e tretë e Andrew-it, Julia Cabot, 63 vjeçe, nuk ngurroi të komentojë: “Ai është një ‘Boston Brahmin’ tipik, me ego të lartë dhe emocionalisht i ftohtë. Nuk besoj se e dhembi dashuria, por krenaria. Gjithçka tingëllon si një hakmarrje e fatit.”
Kristin, e cila punon në një kompani teknologjike, u bë kryefjalë e mediave kur kamera e “Kiss Cam” e surprizoi duke u puthur me Andy Byron, CEO i Astronomer, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhej në një udhëtim biznesi në Japoni.

Sipas dokumenteve të siguruara, kërkesa për divorc është depozituar më 13 gusht në shtetin e New Hampshire. Për Andrew Cabot, CEO i kompanisë së rumit Privateer dhe trashëgimtar i një familjeje të pasur bostoniane, kjo është martesa e tretë që përfundon me ndarje.

Burime pranë çiftit theksojnë se deri një muaj para incidentit nuk kishte shenja krize. “Ata flisnin për dashuri, tani thonë se martesa ishte e krisur prej kohësh? Duket më shumë si justifikim,” – është shprehur një mik i afërt./E.K

Burimi: Daily Mail