Këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, ka rrëfyer ekskluzivisht për S’e Luan Topi betejën për drejtësi, pasi u akuzua nga një e re për abuzim seksual.
Për herë të parë, artisti u përgjigjet akuzat për abuzim ndaj një të miture, dukë thënë se ky ka qenë momenti më i vështirë, të cilin e përjetoi e gjithë familja, por që në fund përfundoi duke u shpallur i pafajshëm.
“Ka qenë një vajzë pothuajse 18 vjeçare, ka qenë duke bashkëjetuar me dikë, ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici por nuk ka pasur asnjë lidhje me mua. Kjo vajzë ka qenë ka qenë fanse shumë e zjarrtë me mua dhe ka dashur patjetër që të ketë një kontakt me mua. Për fat kam pasur mesazhe që më shkruante dhe i thoja ‘të lutem më ler të qetë nuk jam i interesuar të kem asgjë me ty’, dhe kur i ka parë gjykata këto fakte, më pas ajo ka vendosur të tregojë, dhe të gjithë kush ka qenë në proces me mua janë shpallur të pafajshëm”, u shpreh ai.