Opozita bllokon foltoren, shmangen diskutimet, votohet me 82 vota pro programi qeverisës
Në seancën plenare të ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se nëse nuk lejohet zhvillimi i një debati normal, seanca do të kalojë drejtpërdrejt në proces votimi.
“Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal do kalojmë në proces votimi. Edhe njëherë iu kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse nuk doni të kaloj në votim.”, deklaroi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Tensionet u shtuan më tej pas fjalës së ministres virtuale Diella, e cila u prit me indinjatë nga deputetët e opozitës, mes tyre Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Të dy shprehën pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si po zhvillohej seanca, duke mos lejuar më pas as Kryeministrin të vijonte fjalën.
Në vijim, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërhyri duke marrë masa ndaj deputetit Balliu.
“Balliu i hiqet e drejta e fjalës në seancë për ditën e sotme.”, u shpreh Peleshi.
Seanca vijoi mes tensioneve, ndërsa palët politike duket se mbeten larg një klime bashkëpunimi në Kuvend.