Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali iu bashkua nismës “Dhuro zërin”, për pasurimin e bibliotekës audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, kryeparlamentarja Spiropali ka lexuar një fragment nga vepra “Hamleti” e Uilliam Shekspir.
“I dashur Zot, përshkrimi i tij nuk pëson asnjë humbje ne gojën tuaj, ndonëse aritmetika e memories e humb toruan dhe mbytet në katalogimin sistematik të cilësive të tij. Ndonëse ai fluturon aq lart sa le që nuk e arrijmë dot kurrë, por na merren mend kur bëjmë sehir gojëhapur e sy përpjetë. Që ta përshkruajmë mirë dhe drejtësisht duhet të themi që ka një mendje shumë të gjerë, e cilësitë e tij janë aq të rralla sa shoku i tij gjendet përballë palyrës ku shikohet vetë e cilido tjetër që e gjurmon është hija e tij e jo më tepër”, ishte kjo pjesa që Spiropali lexoi.
Kjo nismë është mbështetur gjatë këtij viti nga qindra lexues, profesionistë të fushës së artit, kulturës e gazetarisë, të cilët dhuruan zërin e tyre për të krijuar dhe pasuruar të parën bibliotekë audiodigjitale që përmbush nevojat për më shumë dije për nxënësit me vështirësi të shikimit.