Militanti i famshëm i Berishës, Ilir Vrenozi, nëpërmjet një video të shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale ka komentuar ditën e mbledhjes së Parlamentit, duke u shprehur se Presidenti ka dëgjuar Edi Ramën dhe e ka lënë në datën 12 shtator.
Vrenozi e ka lidhur këtë datë edhe me vrasjen e heroit të demokracisë dhe të PD, Azem Hajdarit.
Mesazhi i Vrenozit është përqëndruar në thirrjen e tij për deputetët e PD, të cilëve u ka kërkuar të mos ulen në parlament si kukulla që tall me ta b.thën Edi Rama.
“Kryengritje të bëjmë edhe në parlament aty. Mos shkoni të uleni si kukullat e Edi Ramës, se s’ka pse ju duhet ai Parlament kur ai ka 83 vota dhe tall b.thën me juve, kështu që aty të bëni në 12 shtator o grevë urie o nuk e di ça do bëni një gjë. Se po flini mbi m.t.” – u drejtohet Vrenozi deputetëve të PD-së./TemA