Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në lagjen Gafurr Muça, në qytetin e Lushnjës.
Mësohet se tritoli është vendosur në katin e parë të pallatit, në banesën e Shaqe Gjata, e cila është mamaja e Klea Gjatës, ish-e dashura e Laert Haxhiut.
Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.