Ajo është shprehur në polici se kishte qenë me shoqërinë e saj kur në një çast është shkëputur nga ata dhe është ulur në një shezlon pak metra larg hotelit ku ishin. Më tej ka treguar se rreth orës 5:30 të mëngjesit i është afruar një person i cili e ka sulmuar dhe ndonëse ka tentuar të mbrohet ai e ka përdhunuar.
“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.
Ndërkohë, Preza nga ana tjetër është shprehur se ka kryer marrëdhënie intime me të renë italiane, por sipas tij ka ndodhur edhe me dëshirën e 18-vjeçares. Bëhet me dije se vajza u dërgua në spital ku iu nënshtrua një vizite të hollësishme mjekësore. Ajo ka pasur shenja në duar, në qafë e në pjesë të tjera që tregojnë se mund të jetë abuzuar mund të jetë përdhunuar.