Është zbardhur qëndrimi i përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Kolegj Zgjedhor, avokatit Eridian Salianji, lidhur me padinë e koalicionit PD-ASHM për rrëzimin e vendimit të KQZ mbi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Salianji theksoi se kërkesa e opozitës nuk qëndron as nga ana formale e as nga ana thelbësore. Ai kujtoi se sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor, shpallja e rezultatit bëhet vetëm pas përfundimit të procesit të ankimeve.
“Kërkesë-padia e Partisë Demokratike nuk mund të ngrihet as nga ana formale, pasi sipas nenit 167 të Kodit Zgjedhor shpallja e rezultatit zgjedhor bëhet pasi ka mbaruar procesi i ankimit. Nga ana thelbësore, shkaqet e ankimit janë shqyrtuar 12 herë dhe 12 herë janë rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor. Do të ishte në nder të avokatit të PD ta tërhiqte kërkesë-padinë, pasi ajo çfarë kërkon është hetuar dhe gjykuar nga Kolegji Zgjedhor 12 herë”, deklaroi Salianji.