Gazetari Ermal Vija thotë se 7 kandidatët për kreun e BKH, i kanë kaluar të gjitha testet dhe pritet të pikëzimi për ta.

Në një intervistë për një emision televiziv, Vija u shpreh se vendimin se cili do të drejtojë BKH, do e marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“I hapet rruga kandidatëve të tjerë, janë 7 kandidatë që garojnë për drejtues të BKH. Tashmë janë në garën finale. Drejtuesi i BKH duhet ta merrte mandatin në 1 shtator, por nuk ka mbaruar faza e pastërtisë së figurës. Emri final do i drejtohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë. BKH është një nga institucionet më të rëndësishme të krijuar pas reformës në drejtësi. BKH ka pasur 20 anëtarë, ka shkuar në 60 dhe është parashikuar të shkojë në 100. Është rregulluar nga ana ligjore, BKH ka një drejtues të komanduar. Joni Keta është edhe një nga kandidatët që kërkon të marrë drejtimin e BKH. Drejtuesi i BKH apo çdo agjent, kur kontatojnë paligjshmëri apo shkelje, e kanë detyrë të hetojnë. Në këto 5 vite, nuk kemi mësuar që agjentë apo drejtuesi i BKH, jemi mësuar që prokurorët e posaçëm të ngarkojnë me detyra agjentët. Nuk jemi mësuar që agjentët e BKH të fillojnë të hetojnë. Kanë përfunduar të gjitha testet, kandidatët i kanë plotësuar kritetet, do të bëhen pikëzimet. Më i avantazhuari është Joni Keta, vjen nga radhët e BKH.”, theksoi ai.