Një pjesë e Parkut të Butrintit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë.
Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka rënë në Qafën e Butrintit, por për shkak edhe të erës së fortë, ka avancuar edhe drejt Parkut.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.