Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Ontario. Një person me origjinë nga India shkaktoi përplasjen e tetë automjeteve, në një nga autostradat kryesore të Ontarios. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet policore arrestuan shoferin, 21-vjeçarin Jashanpreet Singh me origjinë indiane, i cili ishte nën ndikimin e drogës në kohën e aksidentit.
Zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thanë se Singh ndodhej ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në kohën e aksidentit. Ai kishte hyrë në SHBA pa dokumente ligjore që në vitin 2022.
Policia tha se dy persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në spital, ku njëri ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Singh do të përballet me akuza për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës, shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe vrasje të rëndë nga pakujdesia nën ndikimin e drogës. Ai mbetet në paraburgim dhe pritet të paraqitet në Gjykatën Supreme.