Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve të para, pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur.

Ata marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Burrelit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.