Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon ende. Ashtu siç edhe njoftoi kryeministri Edi Rama operacioni do të vazhdojë për lirimin e çdo hapësire të zënë padrejtësisht dhe për t’ja kthyer atë qytetarëve.

“Në çdo rrugë e lagje, deri në fund”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025.