Analisti, Flogert Muça në emisionin “Now”, me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania ka komentuar mbështetjen e dhënë nga partitë e reja opozitare ndaj kandidaturës së Florian Binajt për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Muça ka kritikuar partitë e reja duke theksuar se tani kanë pranuar rregullat që i kundërshtonin dhe u krijuan për të larguar kryeministrin Edi Rama dhe shkollën politike të Sali Berishës.
Analisti theksoi se këto parti morën mbështetje falë fushatës që mbajtën dhe risollën shpresë tek qytetarët që janë të lodhur sipas tij edhe nga Rama dhe Berisha por qëndrojnë në heshtje. Ai shton se duke Partia Mundësia e Shehajt por edhe partitë e reja braktisën kauzën e tyre.
“Partitë e reja kanë ndërtuar parti politikë antiestablishment për të shporrur Edi Ramën dhe Sali Berishën regjimin dhe berishimin si shkolle politike. Dhe kjo u dha goxha rezultat. Ka një mase njerëzish që është shumë e madhe që ua ka sjellë këtu Rama dhe Berisha.
Është një mase e frikshme por është e heshtur, më në fund doli një shpresë që kanë bërë një fushatë fantastike. Prisja më shumë nga Lapaj dolën këta me mirë, rezultati ishte ai që ishte. Arsyeja e ekzistencës se tyre jo vetme e Shehajt por edhe Lapajt e Shabanit është antiestabilishment pra të shembin klasën politike kjo u solli x vota.
Fushata e Shehajt dhe të tjerëve ishin kundër Ramës dhe shkollës politike të doktorit. Sot që flasim jemi në kushte që doktori i vuri përpara faktit të kryer dhe këta u dorëzuan. Te gjithë kauzën e tyre e braktisen në sekond. Dhe kush fitoi? Fitoi establishmenti dhe është kalçifikuar Rama-Berisha duke vrarë shpresën dhe partitë e reja vdiqën . Kjo ka ndodhur me apo pa dëshirë. Shehaj në një farë mënyre ka pranuar të luajë më rregullat që i ka kundërshtuar dhe atakuuar dje, me rregullat e Sali Berishës” tha analisti.