Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përgëzuar Shqipërinë për rrugën e saj drejtë anëtarësimit, pasi sipas saj vendi ynë po e shfrytëzon shumë mirë dritaren e hapur nga BE.

Spiropali foli rreth rëndësisë që ka integrimi i Shqipërisë por tregoi se edhe vetë Evropa ka nevojë për ne.

“Sigurisht që Evropës i duhet integrimi i Ballkanit Perëndimor, dhe ne nuk duhet ta lënë dritaren të mbyllet. Por nuk ka vend që po e shfrytëzon këtë më mirë se Shqipëria. Ballkani Perëndimor nuk është më një periferi e largët.

Sot Evropa ka nevojë të bashkohet dhe integrimi evropian është bashkimi i vërtet i Evropës. Evropa është zgjuar për potencialin e saj. Shqipëria është një pikë strategjike që Evropës i duhet. Nuk ka vend që po përfiton nga ky moment më shumë sesa Shqipëria. Për ne Evropa nuk është vetëm proces demokratik por është ëndrra e vjetër dhe mundësia e re”, tha Spiropali.