Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuar në Log ku u pyet ndër të tjera nga moderatori Endri Xhafo për zhvillimet e fundit të politikës që lidhen me zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë dhe në disa rrethe për shkak të vendeve vakante.
Ngjela ishte i prerë kur tha se Gjykata Kushtetuese është organi më I lartë gjyqësor dhe pa u shprehur ajo nuk mund të dekretohen zgjedhjet.
“Ka një ide të cmendur se mos presidenti Begaj mund të dekretojë zgjedhjet pa u shprehur Kushtetuesja për ankimimin e vendimit të shkarkimit nga ana e mbrojtjes së Erion Veliajt”, tha moderatori Xhafo, por avokati Spartak Ngjela tha se kjo do të përbënte vepër penale.
“A është është hedhur cështja në Kushtetuese? Nëse po, ajo është gjykata më e lartë. Po ndodhi kjo që Begaj të dekretojë zgjedhjet, përbën vepër penale”, tha avokat Ngjela.