Autoritetet serbe kanë arrestuar një 35-vjeçar me nënshtetësi italiane dhe iniciale E.E, pasi në makinën e tij u gjet një bluzë me mbishkrimin UÇK.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, arrestimi është bërë në pikën kufitare të Merdar, ku pas kontrollit të një automjeti tip “Pezho”, në bagazh është gjetur një çantë me një bluzë të gjelbër me simbole të UÇK-së.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Shtetasi italian është ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, së bashku me një kallëzim penal.