Forcat operacionale kanë arrestuar mëngjesin e kësaj të marte, Aldo Avdylajn i shpalluar në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut

Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.

Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK zbulohen planet për tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë.