Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është mbajtur sot protesta në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Mes protestuesve të shumtë, ra në sy prezenca e Ragip Xhakës, babait të dy futbollistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, Granit dhe Taulant Xhaka. Ragip Xhaka është i njohur si aktivist për çështjen kombëtare, ish i burgosur politik, emigrant dhe politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër.

Përtej epitetëve dhe funksioneve të tij, Ragip Xhaka njihet edhe si një kosovar krenar nga treva e Llapit, duke treguar mbështetjen e tij të vendosur për ish-luftëtarët e UÇK-së.