Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Taulant Balla, Kryetar i Grupit të Partisë Socialiste deklaroi se Kuvendi duhet t’u japë njerëzve të drejtësisë një mesazh mbështetje dhe sinjal distancimi nga ata që i kërcënojnë.
“Nuk mund të zhvillohet debat për një çështje që fyen familjen e të ndjerit, gjyqtarët, prokurorët, magjistratët, të cilët sot nga Kuvendi i Shqipërisë presin një mesazh solidariteti, një sinjal mbështetjeje dhe presin distancim nga persona të caktuar që te dera e gjykatës kërcënojnë prokurorin dhe gjyqtarin. theksoi Balla.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën si opozita ka tentuar të marrë fjalën jashtë rregullores, duke ripërsëritur disa herë sqarimin se fjala për procedurë duhet të merret vetëm kur lidhet me çështjet e rendit të ditës.