Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke komentuar kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, i renditi Sali Berishës një sërë akuzash. Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat.

“Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025, 9 rezoluta dhe 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ‘91 e deri në 2025 Po shikoja rezolutën e miratuar në ’91 me consensus të plotë nga deputetët e asaj legjislaturë, shumë kuptimplotë për momentin që ka jetuar Kosova. E kështu me radhë vit pas viti. Ua kam bërë gati. Do të kërkoja që përpara se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i lexoni dhe nuk do të harxhoj më asnjë sekond nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje për të cilën ua kemi dhënë përgjigjen shpesh. Por po kaloj në diçka që është emergjente, asgjë që vjen nga Berisha, e kur lidhet me Kosovën nuk ka ardhur dhe s’ka për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë. Vendimi i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK është konfirmim i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës. Meqë thatë se nuk doni të jeni përkrah kryeministrit, ai nuk do të jetë nesër. Pse nuk vini? Me kushtin që të mos e politizojë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni me veteranët e luftës së UÇK. As me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në shesh, por bëjeni në Shqup ose në ndonjë shesh tjetër dhe me këtë rast do tu vijë më shumë.”, tha Balla.”, tha Balla.