Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se opozita shqiptare nuk po reflekton.

Ai tha se opozita udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës dhe se kanë harruar se kush është halli i Shqipërisë.

“Qytetarët me të drejtë dinë të bëjnë dallimin e madhe dhe ju nuk keni reflektuar. Për fatin e keq të opozitës, ajo që ka mbetuar nga PD, vazhdon të udhëhiqet nga hallet e Sali Berishës. Dikush këtu tha tre udhëheqësit e e opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Jamarbër Malltezi, sot e mora vesh që Jamarbër Malltezi është udhëheqësi i opozitës. Një tjetër që merrej me dosjen e ‘Partizanit’, e kam dëgjuar shpesh që vejen këtu dhe vërvit për ca individë që kurrë në jetë nuk më ka rënë mundësi që t’i njoh.

Kur dëgjova, një histori se i kishte shkruajtur një qytetarë këtij, për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, mu kujtuar një histori, sesi vetë personi ishte kthyer në dëshmitar spiun i kolegëve Margarita dhe Milto Kostaqi, të cilët u internuar, pasi ai kishte shpikur një histori. Në atë kohë natyrshëm të dënonin pa prova. Prandaj të nderuar kolegë, kjo seancë sot tregoi diferencën mes nesh dhe jush. Në asnjë prej rasteve, deputetët e PS-së nuk iu referuan një dosje edhe pse me të drejtë, në disa raste kemi çështje për të ngritur. Por rregulli është i qartë, ne nuk bëjmë avokatin e kujdo apo njerëzve të familjes tonë politike që hetohet, ndalohet nga drejtësia. Ndërsa ju u çirret duke treguar se kush e do më shumë udhëheqësin, duke qenë se interesi i Shqipërisë sot është që t’i mbështesim këto institucione të drejtësisë”, tha Balla.