Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me kërkesën e PD-së për mocion me debat. Balla u shpreh e në kërkesë ka disa çështje ndër të cila bilanci i qeverisë që nga 2013.

Ai theksoi se janë të gatshëm të bëjnë një mocion për punët që janë bërë ndër vite gjithashtu edhe lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“Sa i përket kërkesën tuaj që lidhet me nenin 98. Kam përpara kërkesën e parë që do ta shqyrtojmë, kemi 3 sot. Një kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së ka jo një çështje të veçantë por disa qindra çështje të veçanta. 1 bilancin e qeverisë nga 2013 deri në 2025. Kemi bërë disa punë sa jemi të gatshëm të bëjmë mocion për të gjitha punët që kemi bërë.

Ne e dogjëm mundësinë për të bërë një diskutim. Nuk kthehemi dot mbrapa ne ecim vetëm përpara. Mund të bëjmë një mocion me debat për çështjen që ndërlidhen me rrugën tonë evropiane, do ta kemi shumë shpejt, brenda pak javësh. Do ta bëjmë,

Kur vajtëm në konferencën e kryetareve dhe në kërkesë nuk figuronte një gjë e tillë por kur shkon më tej në kërkesë kërkohet sesi pjesë ë këtij mocioni edhe efikasiteti i qeverisjes që sipas kërkuesve u ndërlidhka edhe me integritet e ministrave të emëruar që sapo kanë marrë shumicën si asnjë herë tjetër”, tha ai.

Balla gjithashtu theksoi se kërkesat janë të mangëta. Sipas tij duke qenë se kërkesat nuk janë të plota , opozita nuk do të bëjë debat. Ai shtoi se nuk pranon asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.

“I sillni kërkesat vetë mangët se ju nuk doni të bëni debat sepse unë nuk mund të pranoj asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren. U kam dëgjuar prej ditësh që thonë që kërkesa e kryetarit grupit parlamentar të PS për të ndërprerë diskutimet dhe për të kaluar në votim është e paligjshme. Dëgjojë të mësosh se i ri je e mund të bësh ndonjë gabim. Neni 49 çështje të procedurës, dëgjoni dhe mësoni, duhet 71 vota që të miratohet propozimi”, shtoi ai.