Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla gjatë ditës së sotme u prit nga Kryetari i Bashkise së Azzano Decimo, z. Massimo Piccino, i cili vleresoi lart rolin e komunitetit shqiptar.

“Jam shumë krenar për shqiptarët e zgjedhur në këshillat vendorë. Gjatë vizitës u takova edhe me drejtues të bashkive, dhe kryetari i Bashkisë (Azzano Decimo), Massimo Piccini vlerësoi kontributin e komunitetit tonë,” shkroi Balla në rrjetet sociale.

Një moment i veçantë ishte fotografia e tij me Ervin Ramaliun, anëtar i këshillit bashkiak në Azzano Decimo dhe shqiptar nga Maminasi, i cili në ballkonin e shtëpisë së tij ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

“Shikojeni pak këtë ballkon shqiptaro-italian në Azzano Decimo, Itali. U riktheva sot në veri të Italisë për takime me bashkatdhetarët dhe autoritetet vendore italiane. Mirënjohje Diaspora” shkruan Balla.

Balla është një tur takimesh për të mbështetur shqiptarët e suksseshëm në Diasporë, jo vetëm në sipërmarrje, por dhe ata që janë angazhuar në jetën politikë lokale në Itali.