Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal sot në një biznes shqiptar në Azzano Decimo, në Itali, ku punojnë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe edhe banorë vendas.

Gjatë vizitës, Balla vlerësoi suksesin e sipërmarrësit Jurgen Arapi.

“Jemi këtu për të përshëndetur një prej djemve shqiptarë më të suksesshëm në këtë zonë, i cili ka hapur prej 9 vitesh një biznes të tij dhe e ka bërë destinacionin më të kërkuar për të gjithë ata që duan të kujdesen për veten”, tha Balla.

Ai vuri në dukje se suksesi i këtij salloni bukurie tregon përpjekjet, profesionalizmin dhe vendosmërinë e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Balla është në një tur takimesh për të mbështetur shqiptarët e suksseshëm në diasporë, jo vetëm në sipërmarrje, por dhe ata që janë angazhuar në jetën politike lokale në Itali.