Zëvendëskryeministrja dhje ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Etjen Xhafajn në detyrën e re si drejtor i përgjithshëm i Postës Shqiptare.
Xhafaj merr këtë detyrë duke zëvendësuar Ardit Demirin.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku vlerësoi rëndësinë që ka Posta Shqiptare si një nga ndërmarrjet publike më të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, me 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë.
Ajo theksoi se Posta është një ndër kompanitë më vitale shtetërore, që shërben në çdo cep të Shqipërisë, duke ofruar si shërbime postare, ashtu edhe financiare.
Balluku u ndal edhe tek reformat për inovacionin të viteve të fundit, të cilat, sipas saj, kanë transformuar ndjeshëm shërbimin postar shqiptar.
“Posta ka potencialin që, falë rrjetit të gjerë dhe komponentëve financiarë që mbart, të bëhet pararojë e zhvillimeve teknologjike dhe digjitale në shërbimet publike”, u shpreh Balluku.




















