Goli i shënuar kundër Suedisë, që i dha fitoren e madhe Kosovës në kualifikueset e Botërorit e vendosi në qendër të vëmendjes.

Por ky realizim ishte vetëm kurorëzimi i një nisje spektakolare që Fisnik Asllani i ka bërë sezonit. Sulmuesi 23 vjecar i kombëtares së Kosovës ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist me Hoffenheim në Bundesliga, ndërsa në fund të këtij edicioni mund të bëjë kapërcimin e madh në karrierë. Madje, mund të realizojë ëmdrrën e të gjithë futbollistëve të rinj.

Asnjë ekzagjerim, pasi Asllani ka hyrë në orbitën e Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, kampionët e La Liga po ndjekin me interes sulmuesin e Kosovës. Madje, klubi “blaugrana” mund të paguajë klauzolën prej 30 milionë euro sic parashikohet në kontratën e tij me Hohenheim.

Nëse kjo ndodh, atëherë Fisnik Asllani do të bënte transferimin e jetës te një prej klubeve më të medhenj të botës.

I lindur në Berlin, sulmuesi u transferua në fillim të këtij sezoni te Hofenheim, pas një aventure me Austrinë e Vienës, duke shpërthyet menjëherë me gola dhe asist. Sa i përket kombëtareve, në fillim ai luajti për Kosovën U17, ndërsa më pas zgjodhi të luajë me Gjermaninë deri në skuadrën U20.

Por në fund u kthye sërish te origjina, duke u bashkuar me “Dardanët” duke shënuar një gol që mund të vleje Botëorin.