Barcelona ka pësuar një humbje të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të La Ligas. Ishte një përballje ku skuadra katalanase u dominua në të dyja pjesët e lojës, duke i dhënë fund një serie pozitive rezultatesh.

Sevilla kaloi në avantazh që në minutën e 13-të, kur Alexis Sanchez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 36-të, Romero dyfishoi rezultatin pas një kombinimi me Vargas.

Barcelona reagoi në fund të pjesës së parë me një gol të Rashford, pas asistimit të Pedrit, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Në pjesën e dytë, katalanasit tentuan të rikthehen, por Lewandowski humbi një penallti të rëndësishme në minutën e 76-të. Në fundin e takimit, Sevilla shënoi edhe dy herë të tjera me Carmonën dhe Adamsin, duke vulosur fitoren 4-1.

Pas këtij rezultati, Barcelona qëndron në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Sevilla ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë. Real Madrid mban kreun me 21 pikë.