Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audiovizive, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë filmike dhe mediatike.
🤝 Marrëveshja, e firmosur nga Znj. @Eni Vasili, Drejtore e Përgjithshme e RTSH-së dhe Z. Eljan Tanini, Drejtor i AQSHF-së, parashikon ndër të tjera:
🎞️ Vendosjen në dispozicion të filmave të restauruar nga AQSHF për pasurimin e arkivit të TVSH-së;
📲 Shkëmbime të nevojave për digjitalizim të fondeve respektive;
📼 Si dhe pasurimin e fondit të AQSHF-së me materiale audiovizive të ngjarjeve më të rëndësishme historike dhe kulturore të xhiruara ndër vite nga RTSH.
Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në misionin tonë të përbashkët për ruajtjen, digjitalizimin dhe përcjelljen e trashëgimisë audiovizive shqiptare tek brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
RTSH Radio Televizioni Shqiptar
#AQSHF #RTSH #TrashëgimiaAudiovizive #DigitalPreservation #FilmArchive #DitaNdërkombëtareeTrashëgimisëAudioviziv




















