Në Kosovën pa qeveri ishte vizita e radhës e shefes se Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo u takua fillimisht me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti jashte zyrave te qeverise.

Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e informoj Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Me asnjerin prej tyre shefja e Komisionit Europian nuk mbajti konference per media, duke e mbyllur viziten në Prishtinë për pak orë.
Ishte presidentja Osmani që përmes nje postimi në facebook lajmëroi qytetarët se me Ursula von der Leyen bisedoi per zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosoves, si dhe për hapat me tej në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian.

Ndalesa e von der Layen në Prishtinë ishte e dyta brenda kësaj të mërkure. Ai ishte gjatë orëve të paradites në Beograd ku u takua me presidentin Vuçiç. Krah tij ajo kërkoi përparim në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Ajo theksoi se Serbia bëri zgjedhjen për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada më parë dhe shtoi se pret që vendi të ecë drejt Brukselit dy herë më shpejt, përfshirë këtu edhe përputhshmërisë në politikën e jashtme, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Presidentja e Komisionit Europian e nisi turin e saj Ballkanin nga Tirana, të hënën e 13 tetorit.