Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë.
EUDEL dënon fuqimisht këtë ngjarje kriminale dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Kalaja.
Ky rast tragjik thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave.
Reagimi i Delegacionit të BE-së:
EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë.
Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.
Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.
BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend.