Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula e ka cilësuar të papranueshme gjuhën me të cilën opozita e sulmoi sot Presidentin Bajram Begaj, teksa kërkonte shkarkimin e tij për shkelje të Kushtetutës por edhe dy punësimin.
Sula tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se politika nuk është stadium dhe ligjvënësit duhet të tregojnë vetëpërmbajtje. Ai u ndal edhe te etiketimit që kreu i PD i bën drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke i kërkuar Sali Berishës të ruajë etikën.
“Unë jam për këtë ndiq rrugën më të mirë, më të qetë grumbullo faktet, grumbullo provat dhe kur ta kesh në fund pastaj qiti ujin e zi. Dëgjo se mua më vjen turp se ka edhe ditëlindjen doktori sot. Po nuk i thuhet tjetrit idiot. Idiot, i tha sot doktori drejtuesit të SPAK-ut në konferencë shtypi., Nuk flitet kështu. Ja po ta them.
Po prapë, ta shaj pra në televizor nga gruaja., a kjo është logjika? Po prit o tani. Se s’kam dëgju ndonjë unë ta shajë Sali Berishën. As nga institucionet. Ndonjë kokërr idioti ka nga mazhoranca që e thotë, por të gjithë kanë njëfarë respekti, tregojnë kulturë, një edukatë. Për fjalët e fyerjes e kam.
Unë s’e kam thënë o vëlla ti për 20 vjet politik për asnjeri, edhe nuk e them se është turp ore turp. Nuk bëhet kështu pra. Duhet etikë. Kur del deputeti, ministri e thotë fjalë rrugaçi, atëherë asaj kategorie i përket. Ndaj edhe sot ti për Presidentin i çon bateritë deri në fund: Bajram, harram, derman, lesh e përshesh. Prit mo pak. Ai mund të jetë injoranti më i madh por nuk bëhet kështu mo. Unë e kam për të gjithë”, tha Sula.