Pasi kreu i PD-së Sali Berisha tha për gazetarët se PD do të mbështeste kandidatët e pavarur për zgjedhjet e pjesshme lokale, PD e Vlorës duket se i ka dalë kundër lidershipit të PD.Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, PD e Vlorës bën me dije se kandidatin për zgjedhjet e Bashkisë Vlorë, do ta zgjedhin forumet e kësaj partie dhe emri do t’i delegohet kryesisë së PD.Ndërsa Report Tv, ka mësuar emrat që janë diskutuar si kandidatë për Bashkinë. Bëhet fjalë për Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Rezembrik Serjani, Atird Hoxha dhe Genti Hamzaraj.PD e Vlorës bën me dije se deri më datë 9 nëntor, do të përfundojë përzgjedhja e kandidatit për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Vlorë.Deklarata e plotë e PD-Vlorë:Dje, datë 3 Tetor pranë Degës së Partia Demokratike Vlorë, u zhvillua mbledhja e radhës e kryesisë së degës, me fokus çështjet organizative në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar Bashkie në Bashkinë Vlorë, të cilat do të mbahen më 9 Nëntor 2025.Pika kryesore e mbledhjes kishte të bënte me diskutimin dhe propozimin e emrave potencialë për kandidatin e Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie. Kryesia propozoi disa kandidatë të mundshëm dhe vendosi nisjen e një procesi të gjerë konsultimi me të gjitha forumet e PD Vlorë, Kryesinë e Forumit Rinor, Lidhjes Demokrate te Gruas, si dhe me aktivin në nivel rajonesh dhe grupseksionesh.Ky proces konsultimi është në fazën përmbyllëse dhe pritet të finalizohet së shpejti, duke i hapur rrugë publikimit të listës zyrtare të emrave të propozuar nga strukturat. Më pas, lista do t’i paraqitet Kryesisë së Partisë Demokratike në qendër, për miratimin përfundimtar të kandidatit zyrtar që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet e 9 Nëntorit.Ky proces synon të përfundojë brenda datës 9 Tetor, për të vijuar më pas me organizimin e fushatës dhe takimet me qytetarët vlonjatë.Gjithashtu, ditën e sotme është mbledhur Kryesia e PDSh-së, ku priten të miratohen modalitetet e mbarëvajtjes së të gjithë procesit.Partia Demokratike Vlorë garanton çdo qytetar se kandidati që do të propozohet do të jetë një qytetar vlonjat me integritet të lartë, profesionalizëm dhe i përkushtuar për të shërbyer me ndershmëri. Ai nuk do të jetë një marionetë e oligarkëve dhe nuk do të shërbejë për të firmosur “monumentet” e radhës të korrupsionit të sektit Rama në Vlorë.Partia Demokratike mbetet e vendosur për t’i dhënë Vlorës një drejtim të ri, të ndershëm dhe në shërbim të qytetarëve.
Berisha u shpreh se do të mbështesin kandidatë të pavarur, PD e Vlorës del kundër: Emrin e zgjedhin forumet tona
Gjiknuri: Reforma Zgjedhore ka ngrirë nga PD, drafti teknik është gati dhe procesi do...
Procesi i Reformës Zgjedhore ka ngecur për shkak të bojkotit të PD-së pas zhvillimeve politike, por Komisioni ka kapacitetet për të vijuar punën edhe...
E papritur! Rey Manaj transferohet në Kinë, ja sa do të përfitojë
E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit.
SPORT
Futboll Kombëtarja...
Emigracioni/ Bien hyrjet e paligjshme në BE, më pak klandestinë nga rruga ballkanike
Kalimet e parregullta kufitare në BE kanë shënuar rënie në 2025-sën. Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, raportoi gati 178,000 përpjekje për...
Shenjat e horoskopit që nuk janë kurrë të mërzitshëm
Ka njerëz me të cilët koha thjesht kalon më shpejt. Bisedat shndërrohen spontanisht në të qeshura, planet ndryshojnë menjëherë dhe madje edhe dita më...
Pasi e riktheu në detyrë, GJYKATA KUSHTETUESE pranon ankimimin e dytë të ERION VELIAJ-t...
Burime bëjnë me dije se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për...
Evi Kokalari publikon dokumente mbi lobimin e PD-së në SHBA: Kontrata me Continental synonte...
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka rikthyer në vëmendje çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, duke publikuar dhe komentuar dokumente zyrtare...
“PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave”, Çupi: Opozita e destinuar të prishë punët...
Nga Frrok Çupi/
Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë vendimtare, u theksua gjatë një mbledhjeje prej disa orësh...
Manovrat zikaltër/ Inter studion për një superblerje në verë; ka shpresa për Nico Paz
Tani kemi të bëjmë vërtet me një projekt apo diçka më shumë. Nëse në fillim të sezonit, te Interi kishte një pikëpyetje të madhe...
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, batuta e Ramës shkakton debat në...
Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë...
Shenjat e Horoskopit që do të gëzojnë gjatë këtyre ditëve
Nën ndikimin e tranzitit të Hënës nëpër Demi, ne kthehemi te natyra dhe kënaqësitë e thjeshta, dhe kjo bëhet çelësi për një ndjenjë të...




















