Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk e mbështet procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së Florian Binajt.
Në një deklaratë për shtyp, ai tha se “qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur.
Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim?
Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë.
Kjo është e papranueshme”.
“Arsyeja pse kemi thirrur kete konference per shtyp ne fakt, ka te beje me diskutimet midis partive opozitare per te zgjedhur nje kandidat fitues ne zgjedhjet e ardhshme ne bashkine e Tiranes.
Para disa ditesh kemi filluar, kemi propozuar nje proces qe kishte nje qellim te vetem. qe te dilnim me je kandidat te perbashket, me mbeshtetjen e te jgithe partive opozitare, qe te kishte mundesine te fitonte.
Propozuam nje kandidat jashte partive politike, nje proces ku kishim mundesi te nxirrnim me te mirin midis kandidateve te mundshem. Ky propozim qe ne beme, pati si fillim dakordesine e PD-se.
Propozimi ne vetvete dhe dakordesia ngjalli ne vetvet entuziazem, ne opinionin publik sepse per here te pare po shkohej jashte partive politike, me nje kandidat jashte politikes, por fatkeqesisht, z. Berisha doli ne konference per shtyp dhe na vuri perballe faktit te kryer duke shpallur kandidatin e PD-se per zgjedhjet e ardhshme per Bashkine e Tiranes.
Z. Berisha hodhi ne ere te gjithe procesin qe kishim menduar dhe fiku te gjitha shpresat e atyre qe mendonin se gjerat kishin ndyshuar dhe PD-ja kishte dale ne konkluzionin se duhet te shkonte pertej vetes nese donte te kishte shanse per te fituar zgjedhjet ne Tirane.
Praktikisht, u shkelen parimet qe kishim ndare. Z. Berisha doli para mediave dhe shprehu se ishte dakord per nje kandidat jashte partive politike. Ai perdori nje term tjeter, tha: i pavarur, qe defacto eshte e njejta gje, thjesht sinonime dhe tha qe do te zgjedhim kandidatin me te mire.
Eshte e paqarte sesi kane dale ne konkluzionin qe kandidati qe ata kane propozuar, eshte ai qe ka me shume shanse per te fituar. Eshte e paimagjinueshme per nje parti politike aq me teper per nje parti opozitare, ne kushtet qe eshte opozita sot, eshte e paimagjinueshme te zgjedhesh nje kandidat pa bere minimalisht, nje sondazh per te kuptuar se kush eshte realisht kandidati me me shume mundesi per te fituar.
Por mesa duket, zgjodhen te merrnin vendim, me pak a shume, pa te dhena te sakta, sepse zgjodhen te vepronin duke menduar se kane zgjedhur personin qe kane me shume besim. Eshte zgjedhur, madje zgjedhja eshte bere ne 24h, kane shpallur kandidatin, e kane diskutuar, jo me te gjitha partite opozitare.
Mesa duket mesazhi eshte qe nuk i intereson aq shume fakti qe jo vetem te dalin me kandidatin me te mire por dhe qe te dalin me nje te perbashket. Deri para disa oresh po punonim qe te arrinim kete qellim, me ne fund te dilnim me nje kandidat te perbashket. Tani, morem vesh qe ky nuk eshte synimi i PD-së” – u shpreh Shehaj, ndërsa vendimin për të dalë ose jo me kandidat të “Mundësisë” për Tiranën tha se do ta merrnin strukturat e partisë ditët në vijim.