Fjala e ministrit Besfort Lamallari në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme ka ngjallur debat, teksa ai akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe politizim të rasteve tragjike.

“Të bësh politikë me një vrasje dhe një rast tragjik është e papranueshme. Ju mbani përgjegjësi për gjuhën e urrejtjes që keni përdorur. Keni anatemuar partnerët strategjikë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së, vetëm sepse mbështetën reformën në drejtësi.
Ju guxoni të flisni! Nuk keni turp. Shqiptarët e dinë këtë, ndaj ju kanë votuar ashtu siç ju kanë votuar dhe ju kanë lënë aty ku jeni.
Mos nxisni gjuhën e urrejtjes. Turp t’ju vijë! Kini kujdes kur përpiqeni të përfitoni politikisht nga gjyqtarë e prokurorë,” – u shpreh ministri Besfort Lamallari nga foltorja e Parlamentit.