Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.

Padashje apo me qëllim, Binaj ka pranuar hapur që është kandidat i Sali Berishës. Ja çfarë shkruan ai teksa pranon që programin e kanë bërë si ekip me Berishën & co.

Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.