Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. Kryebashkiakja e Herdecke Iris Stalzer, e cila sapo ishte zgjedhur, është goditur disa herë me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare është gjetur e gjakosur në shtëpi nga djali i saj, ajo u ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë, se ishte goditur nga disa persona përpara hyrjes së banesës.
Iris Stalzer është goditur plot 13 herë në stomak dhe në shpinë, ku 57-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent.
Politikania socialdemokrate më 28 shtator kishte fituar balotazhin me 52,2% të votave. Sipas faqes së saj zyrtare, Stalzer është avokate, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve adoleshentë.