Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League, do zhvillojë këtë mbrëmje nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e dytë të fazës së ligës. Me fillim nga ora 18:45 luhen Qarabag – FC Copenhagen dhe Royale Union – Newcastle.
Ndërkohë në orën 21:00 do luhen shtatë ndeshjet e tjera. Në Londër, Arsenali pret Olympiacos, teksa Barcelona luan kundër PSG-së në një sfidë që mund të quhet pa frikë edhe si një finale e parakohshme. Te Barça trajneri Flick nuk do ketë të gatshëm Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez, Raphinha apo ter Stegen. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, PSG, do duhet të bëjë pa fituesin e ‘Topit të Artë’, Ousmane Dembene, si edhe Doue, Kamara, Kvaratskhelia apo Marquinhos.
Në ‘Ceramica’, Villarreal luan kundër Juventusit. Spanjollët nuk do kenë shtatë futbollistë për shkaqe lëndimi, ndërsa ‘Zonja e Vjetër’ ende nuk ka të gatshëm Bremer, Milik, Miretti apo Thuram.
Në përballjet e tjera, Dortmund pret Bilbaon, Manchester City luan kundër Monacos në Principatë, teksa Napoli pret Sportingun në ‘Maradona’.
Champions League, raundi 2 – e mërkurë, 01 tetor 2025
18:45
Qarabag – FC Copenhagen
Royale Union SG – Newcastle
21:00
Arsenal – Olympiacos
Barcelona – PSG
Bayer Leverkusen – PSV
Dortmund – Athletic Bilbao
Monaco – Manchester City
Napoli – Sporting Lisbone
Villarreal – Juventus