Armand Duka, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Hajde Flasim” në TV 21, në Maqedoninë e Veriut. Në këtë intervistë, e para e tij në një studio televizive në Maqedoninë e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjerësisht për Kombëtaren shqiptare, për lojtarët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Shqipërinë, si dhe për ata që kanë zgjedhur të luajnë për Maqedoninë e Veriut apo Kosovën.
Presidenti Duka u ndal gjithashtu te marrëdhëniet me presidencën e re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, roli i tij si Zëvendëspresident i UEFA-s, organizimi i finaleve të Kampionatit Europian U-21 në bashkëpunim me Serbinë dhe shumë çështje të tjera me interes për publikun.
Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka.




















